Mbyllja në shtëpi nuk është një proces shumë i lehtë për t’u përballuar, por kur kjo është e domosdoshme, atëherë këshilla e vetme është që të kujdesemi sa më shumë për veten dhe shëndetin tonë. Ushqim i shëndetshëm, pak aktivitet fizik dhe plotësimi i ditës me aktivitete çlodhëse, janë zgjidhja e duhur për të kaluar ditën. Ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten, marrja e masave paraprake të përditshme, si larja e duarve, distanca sociale, ushtrimi dhe marrja e gjumit të mjaftueshëm është thelbësore për uljen e rrezikut nga ky infeksion. Por mbajtja e një diete të shëndetshme për të ndihmuar në forcimin e sistemit tuaj imunitar gjithashtu mund t’ju japë avantazh. Është e rëndësishme të theksohet se nuk është bërë asnjë hulumtim mbi ushqimet që ndihmojnë posaçërisht në luftën kundër COVID-19. Sidoqoftë, studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të caktuara mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të forcojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar viruse të tjera invazive.
Më poshtë lajmit kemi zgjedhur disa ushqime të aprovuara nga ekspertët që duhet ti keni në vaktet e juaja apo t’i shtoni ato në dietën tuaj:
1. Specat e kuq – Specat e kuq mbretërojnë kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet të pasura me vitaminën C. Sipas Departamentit të Bujqësisë të SH.B.A.-së, një filxhan speca të kuq të copëtuar, përmban rreth 211% të vlerës suaj ditore të vitaminës C. Kjo është rreth dy herë më shumë se një portokall, e përdorimi i përditshëm i vitaminës C është thelbësor për shëndetin, sepse trupat tanë nuk e prodhojnë atë në mënyrë natyrale.
2. Brokoli – Brokoli është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Vetëm gjysma e filxhanit e mbushur me brokoli të cpëtuar, përmban 43% të vlerës suaj ditore të vitaminës C. Brokoli është i mbushur me fitokimikanë dhe antioksidantë që mbështesin sistemin tonë imunitar dhe gjithashtu përmban vitaminën E, një antioksidant që mund të ndihmojë në luftimin e baktereve dhe viruseve.
3. Qiqra (Eblebija) – Eblebijat përmbajnë shumë proteina, një lëndë ushqyese thelbësore e bërë nga aminoacidet që ndihmojnë në rritjen dhe riparimin e indeve të trupit. Ato janë të mbushura me zink, i cili ndihmon sistemin imunitar të kontrollojë dhe rregullojë përgjigjet immune.
4. Dhredhëzat – Gjysmë gote dredhëza të shtrydhura, përbën 50% të nevojave tona për të marr vitaminën C.
5. Hudhrat – Jo vetëm që hudhra është plot aromë, por është e mbushur me përfitime shëndetësore si ulja e presionit të gjakut dhe zvogëlimi i rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Aftësitë që rritin imunitetin e hudhrës vijnë nga përqendrimi i tij i rëndë i komponimeve që përmbajnë squfur, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e shumë infeksioneve.
6. Kërpudhat – Ndërsa ekspozimi në diell është burimi më i mirë i vitaminës D, ai gjithashtu mund të sigurohet edhe nga disa ushqime, përfshirë kërpudhat. Një përmbledhje e bërë nga mjekët në SHBA për kërpudhat në vitin 2018, si një burim i vitaminës D, zbuloi se “vitamina e diellit” mund të ndihmojë në rritjen e thithjes së kalciumit, e cila është e mirë për shëndetin e kockave dhe gjithashtu mund të mbrojë kundër disa kancereve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
7. Spinaqi – Spinaqi është i pasur me vitaminë C dhe plot antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave tona imune nga dëmtimi i mjedisit. Plus, spinaqi ka beta karoten, e cila është burimi kryesor dietik i vitaminës A – një komponent thelbësor i funksionit të duhur imunitar.
8. Kosi apo jogurti – Kosi apo jogurti janë një burim i shkëlqyeshëm i probiotikëve, të cilët janë baktere të mira që mund të ndihmojnë në promovimin e një zorrë të shëndetshëm dhe sistemit imunitar. Studimet e fundit gjithashtu kanë gjetur që probiotikët të jenë efektivë për luftimin e infeksioneve të zakonshme të ftohjes dhe të infeksionit të frymëmarrjes.
9. Farat e lulediellit – Farërat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, e cila funksionon si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
Pra, nëse dëshironi që trupi juaj dhe truri të ndihen më të relaksuar, atëherë patjetër që duhet t’i eliminojmë ushqimet e shpejta. Ndër ushqimet e shpejta që duhet t’i eliminojmë nga mënyja jonë, janë: hamburgeri, sandviqi, majonezi, patatet e skuqura dhe shumë ushime të tjera që përdorën si ushqim i shpejtë dhe kanë yndyrëra të tepërta për tu procesuar lehtë nga organizmi ynë.