Përveç magjisë që ka fundi i vitit, ‘Pylli i Arinjve Prishtina’, është duke ia shtuar edhe më shumë këtë magji fundvitit, duke organizuar atmosferë festive, në mënyrë që fëmijët të cilët janë protagonistët kryesor të festave të fundvitit, të befasohen për të mirë.
Pylli i Arinjve Prishtina dhe Qendra për Edukim Mjedisor “Thesaret e Natyrës”, përveç për fëmijët ata kanë përgatitur befasi edhe për familjarët e fëmijëve.
Këndi i Babagjyshit, Arushi Pelushi, maskota, fotografi gratis, ushqime të shëndetshme, njohuri për mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve si dhe dhurata të veçanta me imazhe të arinjve, do të jenë zgjedhje për të gjithë vizitorët.
Secila fundjavë do të ketë një tematikë të veçantë, prandaj befasi të shumta ju presin në ‘Pyllin e Arinjve Prishtina’.