Main News

’Panairi i Punës në Gjakovë’, një mundësi e mirë për punëdhënësit si dhe punëkërkuesit

Nesër (15 mars), në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, mbahet Panairi i Punës i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale , Agjencinë e Punësimit të Kosovës , Komunën e Gjakovës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Për punëkërkuesit ‘Panairi i Punës’, është vendi i cili ofron informata…

Dardan Zhegrova ju dhuron një mbrëmje poezie

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” edhe sonte (14.03.19) nga ora 19:00, ofron ambient të këndshëm për adhuruesit e poezisë. Kësaj radhe para të pranishmëve, artisti Dardan Zhegrova do të ndaj poezitë e tij të cilat shprehin ndjenjat, imagjinatën e “Daydreams”, për të ndryshuar e për të kujtuar se çka do ai dhe si e percepton rrëfimin e tij.…

Kosova shënon ‘Ditën Botërore të Veshkave’

Për nder të ‘Ditës Botërore të Veshkave’, sot (14.03.19) Shoqata e Nefrologëve të Kosovës organizon simpoziumin një ditor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në ora 12:00. Radio KFOR-i intervistoi sekretaren e shoqatës së nefrologëve të Kosovës, mjeken nefrologe në QKUK, Dr. Vjollca Godanci, e cila na tregoi për shkaktarët e kësaj sëmundjeje dhe ndau…

Adelina Paloja dhe Lule Elezi përfaqësuan Kosovën në Bullgari

Organizuar nga Filharmonia e Sofies, mbështetur nga Ministria e Kulturës së Bullgarisë, sopranoja Adelina Paloja dhe pianistja Lule Elezi përfaqësuan Kosovën në  Festivalin Europian të Muzikës në Sofie të Bullgarise. Ishin të shumtë ata që kishin zënë ulëset në ‘Chamber Hall’ të Filharmonisë së Sofies, për të ndjekur këtë koncert të muzikës klasike, ku dy…

Mbahet konferenca për të rinj ‘Leap in Prishtina’

Sot (12.03.19) në orën 09:30 ka filluar konferenca ndërkombëtare ‘Learn Engage Act Progress – LEAPin Prishtina’, e cila do të përfundoj në orën 16:00. Kjo konferencë ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe tregimet motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin. LEAPin Prishtina sjell energjinë dhe vizionin e Samitit LEAP,…