Main News

‘Termokiss’ organizon turnirin e ping pong-ut

Aktiviteti i radhës që do të organizojë Qendra “Termokiss”, është turniri i ping-pong-ut, i cili do të bëjë bashkë shumë njerëz. Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën ‘Termokiss’, Fjolla Briskun, e cila tregoi për qëllimin e aktivitetit: “Qëllimi i këtij aktiviteti është që ta mbledhim komunitetin së bashku dhe të argëtohemi.…

Sot mbahet edicioni trajnues i radhës ‘Toastmasters’

Toastmasters Club dhe Innovation Centre Kosovo, sot (9 mars), nga ora 18:00, në zyret e ICK-së, organizojnë Edicionin e 9-të, të Toastmasters, i cili synon të ndihmojë anëtarët e tij të përmirësojnë aftësitë e të folurit në public përmes mbajtjes së fjalimeve, diskutimeve, debateve dhe kritikave e këshillave të shpërndara mes anëtarëve. Toastmasters ka mbi…

‘Dita botërore e Gruas’ këtë vit shënohet në përkrahje të barazisë gjinore

8 Marsi njihet globalisht si ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’, një ditë globale që feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave në gjithë botën. Edhe në dekadat e fundit komuniteti global mundohet të ngrisë pozitën e gruas në shoqëri duke sfiduar sterotipet, luftuar paragjykimet dhe të krijojë hapësirë të barabartë të gruas në shoqëri.…

Shënohet sot 7 Marsi ‘Dita e Mësuesve’

7 Marsi shënon ‘Ditën e Mësuesve’, andaj pikërisht në këtë datë vlerësojmë kontributin që mësuesit dhurojnë për arsimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Radio KFOR-i ka biseduar me mësuesen në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Znj. Zylfie Loshi Namani, e cila i uroi të gjithë mësimdhënësit për këtë datë: “Në arsim punoj qe 26…

Policia e Kosovës po vazhdon me ligjërata vetëdijësuese për nxënës

Zyrtarët e Stacionit Policor në Fushë Kosovë kanë mbajtur të mërkurën, më 4 mars, një ligjëratë vetëdijësuese për nxënës të shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri”, në fshatin Vragoli. Komandanti i Stacionit Policor në Fushë Kosovë, Major Besart Shaqiri, ka bërë të ditur për Radio KFOR-in për temat për të cilat ata ju ligjërojnë nxënësve: “Disa nga…

Rrëfimet e nënave të fëmijëve me sindromën Down

Down Syndrome Kosova fton të interesuarit që të marrin pjesë në diskutimin ‘‘Sfidat e Prindërimit – Rrëfimet e Nënave të Fëmijëve me sindromën Down’’. Me këtë rast të pranishme do të jenë drejtoresha Ekzekutive e Down Syndrome Kosovës, Sebahate Hajdini Beqiri dhe nëna të fëmijëve me sindromën Down, të cilat do ti ndajnë rrëfimet e…