Main News

Rock yjet Asgjë Sikur Dielli, PinkMetal dhe SOTAP, sjellin koncert në Prishtinë

Në prag të festave të fundvitit që ka organizuar Komuna e Prishtinës, në kuadër të ngjarjes kulturore ‘PriteNshesh’, nesër (20.12.19), ky festival vazhdon me super mbrëmje me muzikë rock dhe alternative. Kësaj radhe ‘Defy Them’ në bashkëpunim me ‘Komunën e Prishtinës’ sjellin ‘FUZZ –  Festivali i muzikës alternative’, i cili vjen me një line up…

Sonte në Kinema Jusuf Gervalla, vjen filmi ‘Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar’

Sonte (18.12.19) në Kinema Jusuf Gërvalla, do të shfaqet filmi ‘Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar’. Filmi në fjalë është realizuar nga regjisori dhe njëherit skenaristi, Kushtrim Bekteshi, me producent, Mumin Jasharin, ndërsa bashkë-producent janë Sasho Pavlovski (Maqedoni), Musbajdin Qamili dhe Osman Ameti – Skupifest (Maqedoni) si dhe Genc Permeti (Shqipëri). Filmi ‘Pranverë e…

Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘FIDES 2019’

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), sonte (18.12.19) do të organizoj ceremoninë e ndarjes së ‘Çmimeve FIDES 2019’, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe Diasporë. Ceremonia në fjalë do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë. Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, me ‘Çmimin FIDES’, pritet të…

Sonte në emisionin e mbrëmjes, tema: A duhet t’ju tregojmë fëmijëve të vërtetën për babadimrin?

Të gjithë prindërit e dijnë që historia për babadimrin është një mit dhe nëse përpiqeni të tregoni të vërtetën, ju sigurisht që frikësoheni se mund të lëndoni ndjenjat e fëmijëve tuaj dhe imagjinatën e tyre. Por, a duhet të ndihemi fajtorë që nuk ua tregojmë të vërtetën fëmijëve për babadimrin, dëgjuesja jonë Kujtesa thotë: “Nuk…

Ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në mbështetje të mini-maratonës “Vrapo Babadimër”

Me moton “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”, për të katërtin vit me radhë, në Prishtinë është mbajtur mini-maratona “Vrapo Babadimër”.  Me një pjesëmarrje dhe interesim të jashtëzakonshëm, ky edicion ka vazhduar me traditën humanitare, por me shumë ndryshime, të cilat i ka shpalosur për Radio KFOR-in, organizatori, Jusuf Islami:  “Këtë vit, për dallim nga…

Sot në kryeqytet mbahet diskutim mbi racën dhe diskriminimin në shoqëri

Ekzistojnë komunitete në Kosovë që ende vuajnë nga racizmi i institucionalizuar, padrejtësia mjedisore dhe diskriminimi shoqëror. Prandaj, organizata mediale KOSOVO 2.0 po organizon diskutim mbi racën, për t’i qartësuar këto çështje brenda shoqërisë sonë dhe për të kuptuar më shumë bashkërisht rreth këtij fenomeni. Në këtë diskutim janë të ftuar panelistë të profileve të ndryshme…

KFOR-i i dhuron donacion paisje teknologjike “SOS Kopshtit”

Në kuadër të projekteve të CIMIC-ut, ushtarët e KFOR-it në fundjavën që e lamë pas, kanë dhuruar pajisje teknologjike si laptopa, apart fotografik dhe projektor për Qendrën Sociale Edukative “SOS Kopshti”, në Prishtinë. Misioni human i kësaj Qendre Sociale Edukative, është që të mbështesë dhe edukojë fëmijë të moshave të ndryshme nga komunitete të ndryshme…