Main News

DOKU.TECH sjell të mirat dhe rreziqet e dixhitalizimit

Ditën e premte (09 gusht), me fillim nga ora 16:00, në kuadër të DokuFest-it vjen DOKU.TECH. Në edicionin e vitit 2019, DOKU.TECH do të trajtojë çështje rreth dixhitalizimit. Megjithëse, përparimet teknologjike na kanë ndihmuar të bëjmë detyrat e përditshme më lehtë, cila është kostoja e saj? Andaj, në këtë edicion do të trajtohen pyetje si:…

Mbahet në Gjakovë nata muzikore akustike me të rinj

Parku Kulturor ”Ali Podrimja”, në amfiteatrin e Gjakovës, mirëpret sot (07 gusht), në ora 21:00, të gjithë të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës, të cilët kanë pasion muzikën ose aspirojnë të merren me të. Për qëllimin dhe përmbajtjen e kësaj ngjarjeje, na tregon drejtori i Parkut Kulturor “”Ali Podrimja” , Arbër Lleshi. “Qëllimi…

Bëhen bashkë për të kthyer objektin e braktisur në nje Qendër Arti

Komuna e Prishtinës, organizata “Shtatëmbëdhjetë”, Fondacioni Trashëgimia pa Kufij (CHëB) dhe Qendra Multimedia.kanë nënshkruar dje  (06.08.2019) një marrëveshje për revitalizimin e objektit të braktisur, në lagjen e Kacallarëve, në Prishtinë. “Marrëveshja përveç revitalizimit të vetë objektit, parasheh edhe shndërrimin e këtij objekti në hapësirë shumëfunksionale dhe Qendër të Artit për komunitetin, ku edhe do të…

“YOGA” në kuadër të DokuFest -it

“DokuFest”, përveç që qytetin e Prizrenit e ka rikthyer në arenë ndërkombëtare të filmit, ai po ofron edhe një sërë aktivitetesh të tjera. Sot (06 gusht),  tek “Kalaja e Prizrenit” , me fillim nga ora 18:30, të pranishmit kanë mundësi që të bëhen pjesë e seancave të “Yoga”-s,  falas, kjo falë bashkëpunimit të “DokuFest”-it me…

Mbahet në Pejë diskutimi rreth sfidave të Komunitetit RAE

Organizata Joqeveritare, “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VORAE), do të organizojë nesër (07 gusht), në restaurant “Koha3”,  te Parku i qytetit të Pejës, një forum me të rinj të komuniteteve:  rom, ashkali dhe egjiptian, të Komunës së Pejës, Istogut dhe Klinës. Siç bëjnë të ditur organizatorët, në këtë forum do të diskutohet rreth çështjeve,…

Vjen së shpejti ankandi i radhës me artikuj të ndryshëm

“Shtëpia e Ankandeve Kosova” organizon të shtunën (10.08.2019), në ora 11:00,në Prishtinë, Ankandin vijues me artikujt të llojllojshëm, ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit. Artikujt që do të paraqiten në këtë ankand vijnë nga “OSBE”, Kompania e Sigurimeve “INSIG” , “American School of Kosova”, “Raiffeisen Bank Kosova”, “FINCA”, “TEB”, “BPB”,” KEP” si…

“BONEVET” kërkon një Menaxher/e

“BONEVET” kërkon një Menaxher/e të Projektit të “Kosova Markers League”,  “Gara e Robotikës në Kosovë”, qëllimi i së cilës është krijimi i atmosferës pozitive te fëmijët, duke zgjidhur një “mision të komplikuar” me ndihmën e robotit edukativ mBot. Projekti në fjalë, inkurajon fëmijët dhe studentët të jenë më entuziast rreth Shkencës, Teknologjisë dhe Matematikës (STEM)…

Në Prizren diskutohet për kulturën

“DokuFest” si aktivitet nuk paraqet vetëm një festival të dokumentarëve dhe të filmave, në fakt ndër vite “DokuFest” është rritur për të dhënë më shumë për komunitetin. “Creative Europe Desk of Kosova” ka bashkuar forcat me organizatorët e “DokuFest” të organizojnë një panel për diskutim, ku të pranishëm do të jenë anëtarë nga “Creative Europe…