Main News

Kino ARMATA sjell javën ‘WE ARE HORROR’

Nga sot (02.09.2019), në kino “ARMATA” fillon një cikël i ri i planprogramit, i cili është quajtur ‘WE ARE HORROR’, pasi siç na tregoi drejtori i kinos,  Alush Gashi,  përgjatë javës do të shfaqen filma horror: “Prej sot , 2 shtator, fillon një cikël, një vazhdimësi e asaj që ka bërë Kino tash e 12…

Mbahet sonte Nata e Poezisë

Sonte (2 shtator), në Prishtinë do të mbahet Nata e Poezisë ‘Universi mbetet i heshtur’, organizuar nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”. „Nata e Poezisë“ do të nis në ora 19:00, me tregime të ndryshme që sjellin rrëfime intime të shkruara nga Dhurata Hoti, e që do të lexohen në Project Space. Organizatorët kanë bërë të ditur se…

Samir Karahoda dërgon Kosovën në BFI London Festival

Pas sukseseve të vazhdueshme në Industrinë filmike vendore e botërore, regjisori i njohur Samir Karahoda, është pranuar në kategorinë garuese të festivalit prestigjioz “BFI London Film Festival 2019”, që do të mbahet nga 2-13 tetor, në Londër, me filmin e tij dokumentar “Në Mes”. Ky film do të garoj në kategorinë e filmave të shkurtër…

Kosova shënon fitore ndaj Andorrës, në “Parta 2019”

Dy sportistët,  Faton Mustafa dhe Armend Berisha shënuan fitore  në ndeshjen ndaj Andorrës, në lojërat mesdhetare në rërë “Parta 2019”. Djemtë që përfaqësuan Kosovën,  në Beach Volley,  korrën sukses në dy sete ( 21:15 dhe 27:25 ), në kuadër të grupit B. Informacioni në fjalë erdhi nga Komiteti Olimpik i Kosovës,  ku po ashtu njoftuan…

Mbahet ceremonia përmbyllëse e ESMA 2019

Nesër (31 gusht), do të mbahet ceremonia përmbyllëse e edicionit të 8-të të Akademisë Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019. Ceremonia përmbyllëse do të fillojë në orën 19:30, në Biblotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Programi i ceremonisë përmbyllëse do të karakterizohet nga opera, me performancat e përgatitura nga pjesëmarrësit e masterklasave në Teatrin e Këndimit…