Main News

Kujdes nga minat!

Minat janë armë të padukshme që plagosin dhe vrasin njerëz të pafajshëm në çdo cep të globit, çdo ditë! Në Kosovë minat janë ende të pranishme! Nëse shihni ndonjë minë apo objekt të dyshimtë, telefononi menjëherë Policinë e Kosovës, në numrin 192!

Urime ‘Dita Botërore e Librit’!

Disa njerëzve u pëlqen të lexojnë biografitë e njerëzve më me ndikim në histori, disave u pëlqejnë romanet, disa të tjerë preferojnë klasikët, por pavarësisht nga lloji i zhanrit të librave e vërteta e padiskutueshme është se bota nuk do të ishte e njëjtë pa libra. Librat na edukojnë dhe frymëzojnë prej mijëra vitesh, ndaj…

KFOR-i organizon konferencë me qëllim të rritjes së zhvillimit social dhe ekonomik në Kosovë

Dje (02.03.22), në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it u mbajt ‘Konferenca KFOR CIMIC’, e cila kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Organizatave Ndërkombëtare, Organizatave Joqeveritare dhe KFOR-it, me qëllim të rritjes së zhvillimit social dhe ekonomik të Kosovës. Në prani të përfaqësuesve ushtarak të KFOR-it, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, komandanti i KFOR-it,…

Rëndësia e ruajtjes së kafshëve të egra

‘Dita Botërore e Kafshëve të Egra’, e cila shënohet sot (03.03.22), është një mundësi për të festuar shumë forma të bukura dhe të larmishme të faunës dhe florës së egër si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e shumta që u ofron njerëzve ruajtja e tyre. Në këtë ditë, ne të gjithë duhet të…

Miratohen masat e reja anti-covid

Qeveria e Kosovës pas mbledhjes së fundit, ka miratuar vendimin për masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Me marrjen e masave të reja, është larguar ora policore dhe shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% të kapacitetit. Çdo…

Kursejeni energjinë elektrike

Fillimi i këtij viti e gjeti Kosovën duke u përballur me ndërprerje të kohëpaskohshme të furnizimit me energji elektrike, kjo si pasojë e mbingarkesave të sistemit elektro-energjetik dhe rritjes së konsumit. Por, siç kuptuam nga zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, z. Viktor Buzhala, gjendja aktuale me furnizim me energji elektrike është stabile: “Situata aktuale është…