Main News

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me 14 komuna nga USAID

Për të forcuar operacionet dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen komunale në komunat me komunitete jo-shumicë në Kosovë dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndëretnik midis komuniteteve shumicë dhe pakicë dhe qeverisjes përkatëse lokale, USAID nënshkruan memorandum bashkëpunimi me 14 komuna. Aktiviteti ka një qasje gjithëpërfshirëse drejt integrimit të komuniteteve minoritare në institucionet dhe…

Trajnim falas për karrierën e të rinjve

Sot (24 korrik), në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, nga ora 18:00, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon trajnim falas për të gjithë të rinjtë të cilët do të përfitojnë njohuri të reja për karrierën e tyre. Ata do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth temave si, Menaxhimi i stresit…

Mbrëmje humanitare për qentë endacak

Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të abuzimeve që po i bëhen qenve endacak nga njerëz të pandërgjegjshëm në rrugë. Prandaj, nesër (24 korrik), do të mbahet një mbrëmje humanitare, në ora 20:00, në  Menzën “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë. Përkitazi me këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi themeluesin e Organizatës Joqeveritare “Prishtina  Dog Shelter”, Mentor…

Hapet ‘Panairi i artizanateve’, në Prishtinë

Sot (23.07.19) në qendër të Prishtinës, pranë Komunës është hapur Panairi i artizanateve dhe Trashigimis Kulturore. Në këtë panair do të ketë edhe punëtori profesionale me temë nga motivet artizanale në produkte moderne, mirëpo në kuadër të këtij panairi gjithashtu do të mbahet edhe ora e Artit dhe Punëdores me fëmijë të vegjël. Ky projekt…

Lum Çitaku shfaqë filmin e tij më të ri në Bibliotekën e Mitrovicës

Organizata Joqeveritare ”7 arte”, nesër (24.07.19), në Bibliotekën e Mitrovicës, do të shfaqë filmin dokumentar “Permaculture as Path to Peace”, nga Lum Çitaku.  Filmi vizuelisht hulumton dhe dokumenton përvojën e pjesëmarrësve, të rinjve, si dhe instruktorëve. Hulumtimi bëhet përmes intervistave të filmuara, ndërveprimeve, bisedave dhe vëzhgimeve, përkatësisht merr pjesë në eksplorimin e parimeve të dizajnit…

Skënderaj nikoqir i “Panairit të Veshjeve Tradicionale”

Është hapur sot (22.07.19), në Skënderaj “Panairi i Veshjeve Tradicionale”, ku përgjatë dy ditëve do të marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skënderaj, duke i ekspozuar punimet e veshjeve tradicionale shqiptare. Për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje, qyteti i Skënderajt do të jetë nikoqir edhe…

Mitrovica mirëpret edicionin e 9-të të “GreenFest”

Në qytetin e Mitrovicës ka filluar festivali “GreenFest”, i cili sivjet vjen me edicionin e nëntë me radhë. Drejtori i organizatës “7Arte” dhe njëherit edhe drejtor i “GreenFest”, Lulzim Hoti, në një intervistë për Radio KFOR-in ka treguar se ky edicion do të sjellë një laramani aktivitetesh: “Ne si organizatë këtë edicion kemi menduar t’ia dedikojmë…