Çaji konsiderohet një nga pijet më të konsumuara në botë. Kombet e Bashkuara në vitin 2019 konsideruan se kjo pije e konsumuar pothuajse në çdo pjesë të botës duhet të shënohet me një rezolutë të veçantë çdo 15 dhjetor. Prodhimet e çaji në botë fillojnë në muajin maj duke e bërë edhe këtë muaj të njohur si muajin e çajit. Historia e përdorimit të çajit fillon nga India dhe Kina, ku besohet që çaji është konsumuar për herë të parë, para 5 mijë vjetësh.
Disa nga vendet që konsumojnë më së shumti çaj në botë janë Turqia, Anglia, Rusia, Maroku, e vende të tjera. Sa i përket llojit të çajit më të konsumuar në botë vendin e parë e zë çaji i zi pastaj, i gjelbër, kamomil, çaji i bardhë, çaji nga frutat dhe shumë lloje të tjera.
Çaji po ashtu njihet si një pije që sjellë përfitime shëndetësore, derisa në Angli ka një kohë të caktuar gjatë ditës kur konsumohet çaji dhe njihet si ‘koha e çajit’, për të bërë bashkë familjen e shoqërinë. Traditë e ngjashme praktikohet edhe në kulturën tonë ku çaji është një nga pijet më të përdorura gjatë ditës.
Prandaj, festoni ditën e çajit duke shijuar një çaj, pije e mrekullueshme në ditët e ftohta dhe relaksusese për ditën tuaj.