“Dilni n’çaj dhe ndihmoni familjet skamnore”, është kjo motoja e Festivalit të “Çaj Fest-it” i cili ka filluar dje (26 dhjetor) në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 29 dhjetor.
Pikërisht për këtë Radio KFOR ka kontaktuar kryetarin e OJQ-së “The Power of Mind“, Ujmir Uka i cili tregoi se qëllimi i festivalit është promovimi i kulturës së çajit që ka Vushtrria si dhe përkrahja e familjeve në nevojë: “Nuk dyshoj se ngrohtësia e çajit do të reflektojë edhe në ngrohtësinë që do e sjellim këto ditë me argëtimin dhe solidaritetin që do i ndihmojmë familjet në nevojë, në Komunën e Vushtrrisë. Rinia vushtrriase ka nevojë për t’u argëtuar, mirëpo paralel me këtë është edhe nevoja për t’i ndihmuar të varfërit. Ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e „ÇajFest“, kështu që gjatë këtyre ditëve dhe netëve të dëshmojmë kulturën tonë të lashtë dhe ndjenjën e solidaritetit që e kemi për njëri-tjetrin.”
Nga ora 14:00 deri në orën 23:00, afër kalasë së Vushtrrisë, çaji shërbehet pa para për të gjithë, por njerëzit e vullnetit të mirë mund të dhurojnë një shumë simbolike për familjet në nevojë.
Festivali i lartpërmendur mbështetet nga Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri si dhe nga brende dhe buznese të shumta të Vushtrisë.