Festivali ndërkombëtar i teatrit në Butrint “Butrinti 2000” nisi realizimin e tij mbrëmjen e 8 korrikut, duke sjellë në skenë anktike disa shfaqje nga aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtar.
Në këtë edicion paraqiten trupa nga Maqedonia, Ukraina, Greqia dhe Shqipëria ndërsa për publikun do të shfaqen vepra të autorëve të njohur botërorë duke mos munguar as veprat e antikitetit grek.
Festivali nisi me komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, me regji të amerikanit Justin Anderson, të cilën e solli në skenë Teatri i Metropolit. Sonte, në skenë do të vijë shfaqja “Personazhet e dramës së antikitetit grek” nga regjisorët Dinos Koubatis dhe Pandelis Garios.
Shfaqja e fundit do të jetë “Kopshti i qershive” nga Anton Chekhov, nga trupa e teatrit të Ukrainës me regji nga Yaroslav Fedoryshyn.
Vlen nënvizuar se Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti 2000” është simbol i ballafaqimit të kulturave dhe lirisë së krijimit artistik. Ai cilësohet si arenë e dramaturgjisë së artistëve të mëdhenj.