Adhuruesit e shfaqjeve teatrale, nesër (22.12.18) do të kenë mundësi të shikojnë shfaqjen “Burri i gruas sime”, e cila jepet premierë në Teatrin Dodona, duke filluar nga ora 19:00.
Shfaqja në fjalë realizohet në regjinë e Faik Gashit, asistente Diellza Beqaj, skenografia dhe kostumografia, Verlinda Uka, dizajneri i dritave, Skender Latifi, ndërsa aktorët të cilët luajnë në këtë shfaqje janë: Alban Goranci, Blerta Gubetini dhe Valdrin Osmani.
Hyrja për të parë shfaqjen “Burri i gruas sime”, është gratis si dhe njëkohësisht do të jetë një mundësi e mirë për të promovuar Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.