Udhëtimi ynë i sotëm është në Argjentinë! Do të ndalemi pikërisht në kryeqytetin e këtij vendi, në qytetin e Buenos Aires, ku sot do të ju njohim me gjëra të reja rreth këtij vendi, që para disa vitesh konsiderohej si vendi më i mirë për të jetuar në Amerikën Latine.
Një nga gjërat e veçanta të qytetit Buenos Aires, është edhe vet emri i këtij qyteti, përderisa shumë njerëz e ngatërrojnë me përkthimin e kësaj fjale si ‘Ajër i Pastër’. Në të vërtetë emri i këtij qyteti ka rrjedhur nga detarët andaluzianë, të cilët sapo kalonin detin dhe mbërrinin në breg, i falënderoheshin Shën Mërisë, për erërat e favorshme që i mundësonte lundrim të qetë këtyre të fundit
Qyteti i Buenos Aires, është një vend shumë-kulturor, është shtëpi për etni dhe religjione të shumta. Përveç gjuhës Spanjolle, në këtë qytet fliten edhe disa gjuhë të tjera, duke dhënë kështu kontribut në kulturën dhe dialektin që flitet në kryeqytetin Argjentinas. E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në shekullin e 19, jo vetëm ky qytet, por gjithë Argjentina u bë vatër e miliona imigrantëve nga e tërë bota, duke e bërë kështu këtë qytet një ndër vendet me diversitetin më të lartë në Amerikë.
Kur vizitojmë qytetin e Buenos Aires, janë disa pjesë të cilat nuk bën assesi ti anashkalojmë. Disa zona unike siç është edhe rezervati ekologjik i këtij qyteti me një hapësirë prej 3.5 km katrorë, është një zonë e ulët e tokës bujqësore dhe shtëpi e natyrës shtazore. Nëse doni të njihni më mirë qytetin dhe pasionin e tyre për sportin, duhet vizituar stadiumi i Boca Junios, një vend me shumë histori për njerëzit e këtij qyteti.
Mbani në mend se në qytetin e Buenos Aires mund të vizitoni rreth 734 librari, pra për ju që e doni leximin, ky duhet të jetë destinacioni juaj i radhës.