Me gjithë pengesat që viti 2020 i ka sjellë industrisë muzikore, artistët prapëseprapë kanë arritur të sjellin në jetë disa albume fenomenale. Pas pesë muajve të parë të vitit, tashmë kemi pasur krijime të shumta që dëshmojnë se viti 2020, është një vit shembullor për muzikën , me artistë të dashur si Billie Eilish, Stormzy, Dua Lipa, J Hus dhe BTS që kanë publikuar disa prej këngëve më të mira të karrierës së tyre. Ne kemi përmbledhur disa nga albumet të cilët kanë kryesuar listat e shitjeve për vitin 2020:
– Albumi “Map of the soul – 7”, nga BTS, menjëherë pas publikimit, u bë albumi më i shitur i vitit në të gjithë botën, sipas Chart Data. Kjo nuk është një befasi, pasi albumi shiti përmes parapagimit 4.02 milion kopje në nivel global.
– Albumi “Divinely uninspired to a hellish extent”, nga Lewis Capaldi, është albumi, i cili përmban hitet si Someone You Loved, Bruises dhe Hold Me Whlie You Wait, ka shitur kaq shumë kopje këtë vit sa që zyrtarisht është albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.
– Albumi “Heavy is the head”, nga Stormzy, mori vlerësime pozitive nga kritika pas publikimit. Deri në janar të vitit 2020, ai u certifikua “Gold” (I Artë), nga Industria Britanike Fonografike (BFI)
– Albumi “When all fall asleep where do we go”, nga Billie Eilish, është albumi debutues në studio nga këngëtarja amerikane. Ajo ka shitur më shumë se 1.3 milion kopje në SH.B.A. dhe ishte bërë albumi më i shitur i vitit në Kanada.
Gjithashtu kemi përzgjedhur edhe disa albume të reja që janë pëlqyer dhe kanë pasur shitje të shumta dhe padyshim që vlen të përmenden:
– Albumi “Manic” nga Halsey, si një nga artistet më të fuqishme dhe më të guximshme të muzikës pop. “Manic” u lansua më 17 Janar 2020.
– Albumi “Circles”, është një thirrje e denjë nga Mac Miller, karriera e të cilit u përcaktua nga vetë-hulumtimi dhe ambicia e tij e palëkundshme. “Circles”, u lansua më 17 janar të vitit 2020.
– Albumi “After hours”, është një përzierje mjeshtërore që Weeknd i bënë muzikës R&B dhe instinkteve të tij të mprehta të muzikës pop. “After Hours”, u lansua më 20 Mars 2020.
– Albumi “Future Nostalgia”, një album ky i gjallë dhe disko nga Dua Lipa, është një klasik i mrekullueshëm pop. “Future Nostalgia”, u lansua më 27 Mars 2020.
– Albumi ‘How I’m feeling now’, nga Charli XCX, është i një niveli maestro në zhanrin pop-eksperimental. “How I’m feeling now” u lansua më 15 maj 2020.