Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës, është i njohur për shumë gjëra, si për politikë, histori, arkitekturë dhe kuzhinën e saj të pasur… Është e lehtë të magjepsesh nga kultura dhe bukuria e këtij qyteti edhe pse relativisht i vogël.
Brukseli është kryeqyteti politik i Evropës dhe është shtëpia e 40,000 punonjësve të Bashkimit Evropian dhe 4,000 punonjësve të NATO-s. Pra, nuk është për t’u habitur që rreth 27 përqind e banorëve në Bruksel, nuk janë qytetarë të Belgjikës
Ky vend është një nga prodhuesit kryesor të birrës, wafflesave dhe çokollatës. Ka më shumë se 800 marka birre për shitje. Kur flasim për ushqimin, duhet ta përmendim edhe një kuriozitet: Patatet e skuqura (Pomfriti), të njohura zakonisht si “French-fries”, u krijuan në Bruksel dhe për këtë ekziston edhe një muze që i dedikohet vetëm patateve të skuqura.
Brukseli ishte shtëpi e shumë artistëve me famë botërore, e një ndër ta ishte edhe ylli i pavdekshëm Audrey Hepburn, aktorja e cila u bë një ikonë mode për elegancën, sharmin dhe për butësinë femërore.
Brukseli njihet edhe për arkitekturë unike. Një nga ndërtimet më të veçanta, mbetet Pallati Mbretëror i Brukselit, i cili hap dyert e tij për publikun vetëm dy javë në vit, në fundin e muajit gusht. Ju mund të eksploroni edhe shumë vende historike ose monumente të tilla si La Grand-Place. Tani një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sheshi është i përbërë tërësisht nga arkitektura monumentale që tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit. Më shumë se 700,000 begonia përbëjnë qilimin e famshëm me lule, një ngjarje krijuese publike që ndodh në Bruksel dy herë në vit, e ju nëse e vizitoni këtë vend, nuk bën ta humbisni këtë mundësi.