Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara (KB), janë një forcë e përbërë nga mbi 113.000 trupa policie dhe civile, e krijuar nga 125 vende, që aktualisht shërbejnë në 14 misione në të gjithë botën. Këto forca përdoren për të mbrojtur dhe për tu kujdesur për civilët, çarmatosin ish-luftëtarët, për të siguruar mbajtjen e armëpushimeve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, rregullat e ligjit dhe mbështetjen e demokracisë së lirë dhe të ndershme. Gjithashtu, ata punojnë pa u lodhur, për të siguruar që zëri i grave të dëgjohet dhe të rritet në jetën civile, ushtarake dhe politike.
“Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara” e cila shënohet çdo vit, me datën 29 maj, e krijuar për të nderuar njerëzit që shërbejnë për mbrojtjen e paqes në botë, veteranët si dhe për të nderuar ata që kanë humbur jetën duke u përpjekur për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.