‘Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë’, festohet çdo vit me datën 9 gusht dhe ka synim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popullsisë indigjene në botë.
Kjo ngjarje njeh arritjet dhe kontributet që njerëzit vendas bëjnë për të përmirësuar çështje botërore, siç është mbrojtja e mjedisit. Tema e këtij viti (2020), për të shënuar këtë ditë, është ‘COVID-19 dhe rezistenca e popujve indigjenë’.
Për të shënuar këtë ditë, të enjten me datën 6 gusht, u mbajt një përkujtim virtual, përmes një panel diskutimi interaktiv mbi mënyrat novatore që popujt autoktonë vazhdojnë t’i demonstrojnë qëndrueshmëri dhe forcë përballë pandemisë ndërsa po përballen me kërcënime të mëdha për mbijetesën e tyre. Qëllimi ishte, që të theksohet se si ruajtja dhe promovimi i njohurive dhe praktikave tradicionale të popujve indigjenë, mund të shfrytëzohet me të plotë edhe gjatë kësaj pandemie.
Për më shumë informata rreth këtij takimi, ju mund të vizitoni edhe faqen ku është mbajtur ky takim në facebook https://www.facebook.com/unpfii/.