Koha e Adventit (ardhjes) dhe Mbrëmja e Shenjtë janë të mbushura me gëzim për shkak se është koha kur rregullohet shtëpia me drita shumëngjyrëshe, mendohet se çfarë lloj ëmbëlsirash do të përgatisësh darkën, si do ta rregullojmë tavolinën, si do të vishemi e shumë gjëra të tjera. Disa edhe agjërojnë, duke respektuar rregullat, duke u shoqëruar me këngë të Krishtlindjeve, shoqërim me familje si dhe duke u marr me një mori dhuratash të cilat do të hapen në mëngjesin e 25 dhjetorit. Sonte në Mbrëmjen e Shenjtë (24 dhjetor), ku besimtarët marrin pjesë në meshën e madhe që mbahet në ora 00:00, ka shumë zakone dhe tradita. Në disa vende të botës darka hahet para meshës, kurse në disa vende të tjera pas meshës, kur edhe i urohet njeri-tjetrit që paqja dhe dashuria të jenë me ta gjatë gjithë vitit.
Meqë jemi në kohë pandemie, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëhet e ditur se transmetimi i COVID-19 në të gjithë rajonin evropian, mbetet i “përhapur dhe intensiv” dhe u kërkohet njerëzve të mbajnë maska në tubimet familjare të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ekipi i Radio KFOR-it, ju uron Krishtlindjet me shëndet dhe bekime!