Festat janë gjithmonë më të bukura e më të hareshme, kur i kemi pranë nesh më të afërmit tanë, me të qeshura e me përqafime si dhe me plane për një vit të mbarë. Por, në këtë kohë pandemie pa dyshim që duhet të modifikoni dhe të ndryshoni mënyrën se si keni festuar Vitin e Ri. Është e rëndësishme që të keni parasysh që këtë vit, të mos organizoni festë me shumë njerëz, e kjo për të mbrojtur vetën, familjen tuaj dhe ata që ju i doni. Në këtë mënyrë, duke respektuar masat anti-kovid është duke festuar Vitin e Ri, e gjithë bota.
Nata e Vitit të Ri, pa dyshim që është një nga festat më të mëdha në gjithë botën. Për gati dy dekada, Londra është kthyer në kryeqendër për organizimet disa nga ahengjet më të çmendura për Vitin e Ri. Rreth 2,000 fishekzjarrë që ndriçojnë qiellin mbi Big Ben, kryesisht zbukurojnë Londrën në ndërrimin e moteve. Këtë vit, në rrethana tjera në kohë pandemie, Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka njoftuar se ngjarja është anuluar dhe nuk do të ketë aktivitete dhe organizime në rrugë me shumë njerëz. Ai i tha që për këtë Vit të Ri, qyteti do të organizojë diçka që njerëzit mund të shijojnë nga shtëpitë e tyre.
Miliona spektatorë vitet e kaluara kane festuar vitin e ri në sheshin e famshëm të New Yorkut, Times Square. Tradita është më shumë se njëqind vjeçare dhe në këto festime organizohen shfaqje muzikore, spektakël me fishekzjarrë dhe në orën 12:00, lëshohet një top gjigant që tregon edhe ardhjen e vitit të ri. Këtë vit, kjo ngjarje shekullore do të jetë shumë më ndryshe, për shkak të ‘CoViD-19’, e kjo ngjarje po ashtu do të mbahet virtualisht, ku janë paralajmëruar surpriza të shumta.
Në Spanjë, sikurse në shumë vende të tjera të botës, për shkak të numrit të madh të personave të prekur me ‘CoViD-19’, janë anuluar të gjitha festimet në hapësira publike.
Për të parandaluar përhapjen e ‘CoViD-19’ edhe në Kosovë janë ndaluar të gjitha festimet në masë dhe në hapësira publike. Që ta ruajmë njëri tjetrin, këtë vit të festojmë të bashkuar me mendje dhe me rrjete sociale, por të ndarë fizikisht.