Hapësira “BONEVET” e cila tash e sa vite shërben si mundësi mësimore ku fëmijët inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri, po vazhdon të organizoj aktivitete që mbështesin misionin e saj.
E tillë është edhe punëtoria që organizohet sot (20 gusht), në Parkun “Ali Podrimja”, në Gjakovë, nga ora 19:00-20:30, në një ambient fantastik për të gjithë fëmijët që do të marrin pjesë, në këtë aktivitet shumëngjyrësh.
“Art figurativ, Origami, Minecraft dhe qarqet elektronike- littleBIts, janë elementet me të cilat do të plotësohen dhe jetësohen punimet tona gjatë kësaj punëtorie. Së bashku do të realizojmë karakteret më të dashura për fëmijët – ‘Robotët’, të cilët do t’i mundësojmë të kryejnë lëvizje apo veprime të caktuara”, shprehen përfaqësuesit e Bonevet Gjakova.
Pas punëtorisë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin edhe programin artistik, me film të animuar për fëmijë dhe vlen theksuar se pjesëmarrja është e hapur për të gjithë fëmijët e moshave 6-9 vjeçare dhe është pa pagesë.