“BONEVET” kërkon një Menaxher/e të Projektit të “Kosova Markers League”, “Gara e Robotikës në Kosovë”, qëllimi i së cilës është krijimi i atmosferës pozitive te fëmijët, duke zgjidhur një “mision të komplikuar” me ndihmën e robotit edukativ mBot.
Projekti në fjalë, inkurajon fëmijët dhe studentët të jenë më entuziast rreth Shkencës, Teknologjisë dhe Matematikës (STEM) si dhe të punojnë në grupe.
Data e fundit për aplikim, në pozitën e lartpërmendur, është 16 gusht, e për të ditur më shumë, ju mundeni ta klikoni këtë adresë elektronike: https://bit.ly/2GCphMP