Fondacioni ‘BONEVET’ ka lansuar kampanjen për mbledhjen e fondeve ‘Bashkojuni Luftës’, me qëllim të dyfishimit të kapacitetit prodhues për mburojat e fytyrës për punëtorët shëndetësor, të cilët ndodhën në vijën e parë të frontit, në luftën përballë pandemisë ‘Covid 19’.
Nga Fondacioni ‘BONEVET’ kanë bërë të ditur se deri më 18 prill 2020, kanë prodhuar dhe kanë bërë donacion mbi 1800 mburoja fytyre për stafin mjekësor.
Kapaciteti i tyre prodhues me 26 printerë 3D aktualisht është 700 mburoja fytyre në javë. Por, sipas tyre, nevoja për 10 mijë mburoja fytyre për stafin mjekësor është e menjëhershme. Andaj, si Fondacion synojnë që të blejnë 43 printerë të rinj 3D dhe të shtojnë sasinë e filamentit, në mënyrë që të dyfishojnë kapacitetin prodhues dhe ta shkurtojnë kohën e prodhimit nga 16 javë, në më pak se 8 javë.
Kampanja për mbledhjen e fondeve është lansuar përmes platformës së njohur të mbledhjes së fondeve ‘KOSOVAIDEAS’. Të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë në këtë fushatë përmes linkut: https://bit.ly/2RTjdFj