Organizata edukativo-arsimore ‘BONEVET’ që në qendër ka zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve, ka vendosur që të ofrojë klasa online pa pagesë, për të gjithë fëmijët e interesuar, që të jenë aktiv gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë COVID-19. Aplikimi për këto klasa për fëmijët e moshës 5 deri në 15 vjeç, do të jetë i hapur deri më datën 11 prill.
Klasat do të fillojnë me 13 prill dhe do të mbahen dy herë në javë.
Në një bisedë për Radio KFOR-in zëdhënësja në organizatën ‘BONEVET’ në Kaçanik, Ariana Çaka, tregoi më shumë rreth klasëve online që do të ndihmojë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre nga shtëpia:
“BONEVET Gjakova, BONEVET Prishtina dhe BONEVET Kaçaniku, gjatë tërë vitit ofrojnë llojllojshmëri klasash, e gjatë periudhës që të gjithë po përballemi me virusin COVID-19, jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për të ofruar mundësi të barabartë në edukimin e fëmijëve në këtë situatë të jashtëzakonshme. Tash më shumë se kurrë është i nevojshëm krijimi i një atmosfere motivuese për të mësuar dhe që fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre. Klasat që do të ofrohen janë: Origami, Scratch Junior, Matematika inspiruese, Anglishtja Interaktive I dhe Ruby.”
Të gjithë fëmijët e interesuar mund të aplikojnë nëpërmes vegzës së mëposhtëm deri më datën 11 Prill: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe9xo3O-qmGm0rJfmJMGzibbUlHT7aimnaEFTNh8X_GQsReEw/viewform