Këngëtarja karizmatike Blerta Kosova sontë nga ora 21:00 në ambientet e lokalit ‘Dit’ e Nat’ në Prishtinë do të bëjë lansimin e albumit të saj të titulluar ‘Reflections’. Zhanri muzikor që prodhon Blerta i përket muzikës elektronike që ndan një audiencë të veçantë të publikut.
Në një prononcim për Radio KFOR-in Blerta tregoi për promovimin e albumit të saj dhe detaje nga promovimi sonte:
“Albumi përmban 10 këngë origjinale të shkruara dhe prodhuara nga unë. Janë të zhanrit elektronikë, eksperimental, synth dhe është lansuar me 4 janar në platforma digjitale online sikur: Spotify, iTunes, Deezer, Bandcamp, Tidal etj. Ndërsa sonte në mbrëmje bëhet promovimi në Dit’ e Nat’, me një koncert nga unë, ku do t’i performoj këngët e albumit live”, tregoi Blerta.
Blerta veçohet për stilin unik që ka prezantuar në këtë album.