Forumi për Iniciativa Qytetare, Libraria Dukagjini dhe BONEVET Prishtina, organizojnë kampanjën “Blej një libër, eduko një fëmijë”, me qëllim të promovimit të filantropisë dhe përfshirjes së shoqërisë në një iniciativë që synon përkrahjen e edukimit të fëmijëve të familjeve në nevoj.
Kjo kampanjë e cila do të zgjat deri më 4 maj, në Librarinë Dukagjini do të gjeni libra me 10% zbritje, ku shuma e mbledhur nga shitjet e tyre do të përkrah shkollimin e këtyre fëmijëve në hapësirën krijuese BONEVET Prishtina. Zbritjet do të jenë si në vijim: më 30 prill – zbritja do të vlej për Librat për Sukses / Parapsikologji , më 02 maj – zbritja do të vlej për Art / Arkitekturë / Dizajn Grafik , më 03 maj – zbritja do të vlej për Librat për Gatim, kurse më 04 maj – zbritja do të vlej për Librat për Fëmijë.
Çdo blerje e jotja, është një mundësi shkollimi për më shumë fëmijë.