Youth Action for Kosovo, një projekt në të cilin si nxënës, Bledian Saliu, ishte pjesë e tij, ky ishte vetëm hapi i parë drejt një rruge të gjatë, që më pas do të jepte kontributin e tij fillimisht si një qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë, e pastaj edhe si një arkitekt i suksesshëm që angazhohet vazhdimisht për të mirën e përgjithshme. Studimet për arkitekturë i filloi në Universitetin e Prishtinës, për ti vazhduar ato në Vjenë të Austrisë.
Arkitekti Bledian Salihu, njihet si një figurë shumë modeste dhe sipas tij aktivizmi shoqëror është diçka e domosdoshme: “Zhvillimi si individ nuk është i mundur pa zhvillimin së bashku si komunitet, andaj gjithmonë në tentativën për të zhvilluar komunitetin, ne zhvillohemi të gjithë së bashku. Kjo është arsyeja pse për pronën publike dhe gjithçka tjetër që është publike, kontributin si ekspert apo si njohës i një çështjeje, asnjëherë nuk duhet ta ndalim. Gjithmonë jepni mendimin tuaj edhe pse ndonjëherë disa munden me ju pa si fytyrë negative, në fund të fundit ti e bën këtë si kontribut në zhvillimin e shoqërisë.”
Z. Salihu, u angazhua në shumë aktivitete edhe gjatë kohës sa ishte në krye të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane. Qëllimi i Këshillit, ishte që të fuqizojë dhe promovojë të rinjtë e Kosovës.