Çdo vit në të premten e fundit të muajit nëntor, miliona njerëz shpenzojnë shuma të larta të parave, duke blerë gjëra të ndryshme në ditën e njohur si ‘Black Friday’. Kjo ditë njihet si dita me përfitimet më të larta nga bizneset në tërë botën.
Sipas një raporti të vitit 1960, nga NY Times, termi ‘E Premtja e Zezë’ (Black Friday), është përdorur për herë të parë nga policia e Filadelfias. Kjo sepse policia ishte irrituar me bllokimin e trafikut të shkaktuar nga blerësit një ditë pas ‘Ditës se Falënderimeve’. Që nga ajo kohë miliona njerëz në gjithë botën bëjnë ‘blerje të çmendura’, madje duke pritur tërë natën para dyqaneve për të blerë produkte me çmime të përgjysmuara. Vetëm në vitin 2019, në këtë ditë, njerëzit kanë shpenzuar 4.4 miliardë dollar në blerje të ndryshme në Amerikë.
Megjithatë edhe në këtë ditë të uljeve të mëdha, duhet të keni kujdes gjatë blerjeve për të mos shpenzuar shuma të larta vetëm pse gjërat janë me lirim.
Sipas një raporti të gazetës ‘Which’ në Londër, shumica dërmuese e produkteve në shitjet e së Premtes së Zezë në vitin 2019, kishin qenë me të njëjtin çmim ose edhe më lirë edhe para kësaj dite, përfshirë 85% të produkteve që ishin me të njëjtin çmim që u shitën në ‘Black Friday’.