Mbrëmë (26.02) në qendrën e famshme ‘Staples’ në Los Angeles të Kalifornisë u mbajt edicioni i 62-të i ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, që konsiderohet si një nga vlerësimet më të mëdha në industrinë e muzikës në botë.
Artistja 18 vjeçare Billie Eilish rrëmbeu çmimet kryesore të ceremonisë në fjalë, të gjitha kategoritë që ishte nomuniuar. Ajo u shpërblye me pesë çmime, duke fituar çmimin ‘Albumi më i mirë’ për albumin e saj: ‘When We All Fall Asleep, Where Do We Go’, pastaj ‘Artistja e re më e mirë’, çmimin ‘Kënga më e mirë’ për super hitin e saj ‘ Bad Guy’ , ‘Vokali më i mirë pop’ dhe ‘Inçizimi më i mirë’.
Çmimi ‘Albumi më i mirë rap’ këtë vit i takoj reperit Tyler the Creator. Ndërsa artistja Lizzo u shpërblye në gjithsej 3 kategori të mbrëmjes, përfshirë këtu çmimet ‘Performanca më e mirë pop’, ‘Performanca më e mirë tradicionale R&B’ dhe ‘Albumi më i mirë urban’.
Këngëtarja Tanya Tucker u shpërblye me çmimin ‘Albumi më i mirë country’ për albumin e saj të fundit ‘While I’m Livin’, ndërsa Lil Nas X, i fitoi dy shpërblime për bashkëpunimin e tij me Billy Ray Cyrus, për këngën e tyre ‘Old Town Road’.
Cermenia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ u drejtua nga këngëtarja Alicia Keys, ndërsa fillimi i spektaklit nisi me një dedikim kushtuar ikonës së basketbollistit Kobe Bryant, i cili humbi jetën bashkë me të bijën e tij, mëngjesin e së dielës në një aksident me helikopter.