Të dielën (10 mars), në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Sallën e Kuqe, nga ora 20:00, do të mbahet koncert i Filharmonisë së Kosovës. Për të parë nga afër interpretimin e mezosopranes, Vikena Kamenica dhe dirigjentin, Feranando Brionest, ju mund të merrni bileta falas të cilat mund të tërhiqen me datat 7 dhe 8 mars 2019 nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në objektin e Filharmonisë së Kosovës (Rr. Sulejman Vokshi Nr. 19 – prapa Ministrisë së Kulturës). Posedimi i biletës është i obligueshëm për hyrje në koncert. Një person mund të tërheq vetëm dy bileta.