Vera, pandashëm është e lidhur me plazhin e pishinën. Prandaj, shtëpitë e modës nga e mbarë bota veç kreacioneve të veshmbathjeve, fokus të veçantë u japin edhe kreacioneve të kostumeve të larjes apo bikineve.
Për t’u dukur bukur e ndryshe në plazhe, bikini punëdore edhe përgjatë verës 2021, duket që përbëjnë kërkesë të madhe. Kështu ka treguar për Radio KFOR-in edhe kreatorja e njohur për bikini punëdore, znj. Drita Oshlani: “Ka vite të tëra prej kur kam filluar të disejnoj veshmbathje punëdore, ndërsa me bikini, kam filluar 5 vite më parë. Kanë qenë kërkesat ato që më kanë shtyrë të krijoj bikini punëdore, ndërsa vit pas viti, kërkesa është rritë dhe shumë e dukshme është sivjet.”
Znj. Oshali, ka treguar gjithashtu se për krijimin e një palë bikini punëdore, i duhen 2-3 ditë, varësisht nga kërkesa që mund të ketë klientja.