Siguria rrugore në vazhdimësi është një nga problemet më të mëdha, jo vetëm në vendin tonë por në gjithë botën. Shtete të ndryshme vazhdimisht zhvillojnë dhe implementojnë strategji të reja rreth transportit dhe sigurisë rrugore megjithatë, aksidente të shumta ndodhin madje edhe me fatalitet. Sipas statistikave zyrtare nga Policia e Kosovës, vetëm në periudhën Janar-Tetor 2020, në Kosovë kanë ndodhur mbi 10 mijë aksidente, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kanë ndodhur mbi 13 mijë aksidente. Po, ashtu krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, në Kosovë janë shqiptuar mbi 300 mijë tiketa trafiku.
Radio KFOR-i kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili na njoftoi rreth situatës me aksidente dhe apeloi për kujdes të shtuar: “Në vendin tonë sipas statistikave të deritanishme kemi një̈ shkallë në rënie të aksidenteve rrugore për periudhën krahasuese dhjetëmujore me vitin paraprak. Pavarësisht këtyre statistikave, ne inkurajojmë̈ secilin qytetar që të jetë i kujdesshëm maksimalisht në momentin kur vendos që të jetë pjesëmarrës në rrugë, qoftë si drejtues automjeti apo edhe si këmbësor.”
Më poshtë këtij lajmi mund gjeni tabelën me të dhënat zyrtare me aksidentet në trafik dhe tiketat e shqiptuara nga Policia e Kosovës, për periudhën Janar-Tetor 2019-2020: