Objekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është prezantuar në Museum of Modern Art (MoMA) në New York, në kuadër të ekspozitës gjigante, që është e para e llojit të tillë e prezantuar ndërkombëtarisht.
Ky objekt nga revista të ndryshme, disa herë është cilësuar si një prej më të shëmtuarave në botë, mirëpo së fundmi ka tërhequr vëmendjen e publikut në muzeun prestigjioz amerikan.
Arkitekti kosovar Bekim Ramku, i cili është pjesë e ekipit kuratorial të kësaj ekspozite, organizuar nga Martino Stireli, shef kuratorial i arkitekturës në MoMA, ka thënë se objekti i Bibliotekës është mirëpritur nga publiku njujorkez.
Objekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Muzeun “Moma” u prezantua me titullin “Toward Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia 1948 -1980”.