‘Muzika është gjuha më e famshme dhe më e popullarizuar në botë’, këtë thënie e kemi dëgjuar shpesh, e cila tregon më së miri se si muzika është një nga gjërat më unike në botë, që arrin t’i bëjë bashkë të gjithë njerëzit, pa dallim. Por, kjo nuk është thënia e vetme e famshme për muzikën, sepse për të është folur që nga kohërat më të lashta. ‘Pa muzikë, jeta nuk do të ishte asgjë më shumë se një gabim’, thoshte filozofi, Friedrich Nietzsche, derisa sipas kompozitorit, Beethoven, ‘muzika ishte arma që mund ta ndryshonte botën’.
Kur flasim për muzikën, nuk kemi se si të mos e theksojmë pak më shumë një nga kohërat më të arta të saj – vitet e 90-ta. Se këto vite kanë qenë me të vërtetë të arta për muzikën e dëshmon fakti se këngët e lansuara nga artistë të famshëm botërorë gjatë këtyre viteve, vazhdojnë të jenë në mesin e këngëve më të dëgjuara dhe më të kërkuara gjithandej botës.
Duke parë një interesim kaq të madh për muzikën e këtyre viteve, Radio KFOR-i ka vendosur t’ua bëjë një befasi dëgjuesve të shumtë, veçanërisht nostalgjikëve të muzikës së mrekullueshme të viteve të 90’ta, duke sjellë çdo javë hitet më të mëdha të asaj dekade.
Skema programore verore e Radios sonë është pasuruar me emisionin ‘Best of 90’s’, të cilin mund ta dëgjoni çdo të diel, nga ora 18:00 deri në orën 19:00. Përgjashtë 60 minutave, ne sjellim tek ju hitet më të mëdha të kësaj dekade, duke filluar nga të gjitha zhanret muzikore, si: pop, rock, rap, balada, disco e shumë të tjera.
Andaj, nëse ju jeni adhurues i muzikës me vlera të larta artistike, Radio K4 është adresa juaj!