Si në të gjitha festat e shënuara së fundmi edhe besimtarët ortodoks festën e lindjes së Krishtit e festojnë me masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e virusit ‘CoViD-19’.
Sipas kalendarit Julian, sonte pas mesnatës, në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse, në mbarë botën festohet lindja e Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
Meqë jemi në kohë pandemie, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ditë më parë, tha se transmetimi i ‘CoViD-19’ në të gjithë rajonin evropian mbetet i “përhapur dhe intensiv” dhe u kërkoi njerëzve të mbajnë maska në tubimet familjare edhe përgjatë Krishtlindjeve katolike, Vitit të Ri dhe festave në përgjithësi.
Ekipi i Radio KFOR-it, të gjithë besimtarëve ortodoks iu uron Krishtlindjet!