Organizata ‘Toka’ në bashkëpunim me projektet e të rinjve nga ‘Bashkimi Evropian’, kanë organizuar eksperienca vullnetare për të rinjtë të cilët mund të vizitojnë vende të ndryshme të Evropës duke ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara, ata të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe persona që kanë nevojë për përkujdesje.
Qëllimi i aktiviteteve është të përmirësojë aftësitë dhe kompetencat e vullnetarëve përmes angazhimit praktik dhe metodave jo-formale të të mësuarit. Përmes aktiviteteve, organizatorët do t’i inkurajojnë vullnetarët që të marrin pjesë në komunitet, të jenë aktiv, të zhvillojnë empatinë për grupet e cenueshme shoqërore dhe të promovojnë përfshirjen dhe solidaritetin shoqëror.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 31 gusht 2019, nëpërmes linkut: https://europa.eu/youth/solidarity/placement/15039_en?fbclid=IwAR3dAYiYKFaWp_ru6nc1wsh2xFravSBLe7Z0bsEzUAn4UoBhsp81uF6pwCQ