Gjysma e popullsisë nën 25 vjeç dhe 70% nën 30 vjeç, është përbërja e popullsisë së Kosovës, që tregon se vendi ynë ka përbërje të madhe të të rinjve.
Pikërisht për këtë arsye, K2.0 do ta lansoj nesër (3 tetor), në ora 17:30, hartën interaktive të rinisë, e cila përmbledhë të dhënat për të rinjtë e Kosovës, të gjitha në një seksion të ri, lehtë të qasshëm në faqen online në K2.0, për gazetarët, hulumtuesit dhe vet të rinjtë.
Siç njoftojnë organizatorët, në javët dhe muajt në vijim, do të përdorin këtë burim të pasur të informacionit për të gërmuar më thellë se çka thonë këto të dhëna në terma të vërtetë, për jetët e personave të vërtetë, si për të drejtat e punëtorëve, hendekun gjinor, efektet e papunësisë, apo mundësitë për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto, do të jetësohen në numra, përmes gazetarisë së shpërblyer me shumë çmime.
Harta e rinisë së Kosovës mundësohet nga SDC EYE Project dhe implementohet nga Helvetas dhe MDA.