Artistja me prejardhje shqiptare Amanda Koçi, e cila debutoi në skenën botërore, me emrin skenik Ava Max me këngën e saj ‘Sweet But Psycho”, ka tërhequr vëmendjen e shumë produksioneve muzikore dhe duket se do të gëzoj suksesin e bashkëkombaseve të saja. Artistja tjetër me origjinë shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha përmes postimit të saj në Twitter, ka kërkuar bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe me Ava Max.
Ky postim i Bebes ka ngjallur reagime shumë pozitive nga fansat e 4 artisteve, të cilët të entuziazmuar mezi e presin këtë bashkëpunim, megjithëse kishte prej atyre që kritikuan artisten për mospërfshirje në këtë bashkëpunim të mundëshëm edhe Era Istrefin, e cila poashtu tashmë njihet botërisht.
Neve, na mbetet të presim deri në jetësimin e këtij bashkëpunimi, i cili sigurisht do të shndërrohet në hit botërorë, në qoftë se realizohet.