Një ndër temat e përfolura ndër vite është se a duhet një çift të bashkëjetojë para martesës, apo duhet të jetojë në shtëpi të ndara, deri në ditën kur betohen para njëri- tjetrit, me martesë.
Një pyetje e tillë ka marrë shumë përgjigje, të cilat kanë qenë nga më të ndryshmet. Përderisa shumë përgjigje janë për bashkëjetesë, të tjerat janë kundër bashkëjetesës.
Në disa studime, kjo çështje është zgjidhur duke marrë për bazë moshën e personave qe dëshirojnë të bashkëjetojnë. Në këto studime thuhet se çiftet që jetojnë bashkë dhe janë nën moshën 23 vjeç kanë gjasë shumë më të madh që lidhjen e tyre ta përfundojnë më divorc. Në përgjithësi sipas këtij studimi personat që bashkëjetojnë para martesës kanë 33% më shumë gjasë të përfundojnë martesën e tyre me divorc.
Megjithatë, bashkëjetesa nuk është një gjë negative, është një marrëveshje mes dy palëve që kërkon mirëkuptim të dyanshëm dhe gjithsesi mund të ketë efekt pozitiv për të dyja palët.