BarCamp Mitrovica në edicionin e saj të katërmbëdhjetë me radhë, do të shtjelloj temën “Guximi për të shpresuar”. Kësaj radhe e ftuar do të jetë znj. Zana Sokoli (arkitekte dhe planifikuese urbane), e cila do të ndaj përvojat e saj drejt zhvillimit profesional si dhe punës së tanishme në Komunën e Mitrovicës. Znj. Zana beson se të qenurit e izoluar mund të nxisë edhe frymëzim e inspirim, andaj fjalimi i saj do përqëndrohet në temën “Guximi për të shpresuar”. BarCamp Mitrovica do të mbahet me 09 prill 2019, të marten duke filluar nga ora 19:00 në hapësirat e 7 Arte. Regjistrimi për pjesëmarrës është i hapur për të gjithë.