Më 6 Prill, në Teatrin Dodona, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të shikojnë nga afër shfaqjen me kukulla për fëmijë “Prehëri i gjyshit” nga Vesa Qena, me regji të Melihate Qena, shfaqje kjo e financuar nga USAID.
Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një familje tipike, ku jetojnë një vëlla e një motër. Ata e duan njëri- tjetrin dhe luajnë bashkë. Nganjëherë kanë ca mosmarrëveshje të vogla, mirëpo ato tejkalojnë me lehtësi. Shfaqja trajton tematikën e barazisë gjinore, në kuptimin e barazisë në familje.
Në shfaqjen e lartpërmendur luajnë aktorët: Avni Hoti, Roza Berisha Fejzullahu, , Avdi Azemi dhe Valdet Rama. Për ta rezervuar vendin tuaj në shfaqjen me kukulla për fëmijë “Prehëri i Gjyshit”, ju mund të kontaktoni këtë numër të telefoni: 038 230 623, çdo ditë, prej orës 10:00 deri 16:00.