Ballkani ka arritur të fitojë ndaj Dritës me rezultat 2-0, në derbin e vlefshëm për javën e 21-të në Ipko Superligën e Kosovës. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, por me vendasit luajtën më mirë dhe ishin më kërkues. Në pjesën e dytë të lojës u pa vetëm një skuadër, ajo e Ballkanit, e cila goditi edhe dy shtylla tjera, derisa gjeti edhe tri herë golin, ku dy u pranuan dhe një u anulua.
Baftiu bëri gjithçka mirë në minutën e 65-të, por goditja e tij e bukur u ndal nga pingulja, ndërsa dhjetë minuta më vonë prishtinasi arriti të shënojë nga afërsia për rezultatin 1 me 0. Ishin ofanziv dhe sulmet e Ballkanit vazhduan edhe pas golit të parë deri në minutën e 82-të ishte Edvin Kuc, i cili me një supergol nga distanca shënoi për rezultatin 2 me 0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar. Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 44 pikë apo tri më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Drita renditet e treta me 40 pikë.