Sot (12 nëntor), duke filluar nga ora 20:00, Baleti Kombëtar i Kosovës do të rishfaqë shfaqjen e baletit ‘Recomposed’.
Në lidhje me këtë shfaqje, Radio KFOR-i ka kontaktuar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Kreshnik Musollin, i cili tha: “Shfaqja ‘Recomposed’, e ka pasur premierën në vitin 2016 dhe është punuar nga dy koreografë francezë, Christophe Béranger dhe Jonathan Pranlas-Decsours. Ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm, sepse edhe tani, më 2020 e reprizojmë dhe publiku ka interesim të hatashëm për këtë shfaqje. Do të jetë shfaqje reale, me publik në sallë. Nuk e dimë nëse do të ketë ndonjë ndryshim nga masat e Qeverisë. Kushdo që është i interesuar të shoh këtë shfaqje nga Baleti i Kosovë, ju ftoj që të vini nesër në Teatrin Kombëtar dhe të shijoni atë.”
Zotëri Musolli, po ashtu ka njoftuar se biletat për këtë shfaqje do të jenë gratis për të gjithë të interesuarit.