Natyra ju thërret në ecjen malore të radhës

Dita e parë e vjeshtës do të shënohet nga organizata ‘Hiking Njeri’, me një ecje malore në Koshutan në ‘Majën e Dromodolit’, me lartësi 2120 lartësi mbi detare. Ben Islami i cili është kryetar i organizatës ‘Hiking Njeri’ dhe njëri nga organizatorët e ecjes për Radio KFOR-in, tregoi për eksperiencën unike që do të kenë…

Rëndësia e një diete të shëndetshme

Një jetë e shëndetshme, nënkupton ushqim të shëndetshëm. Të ushqyerit është një proces sa i rëndësishëm, aq edhe kompleks. “Pavarësisht se sa kuzhinier të mirë e konsiderojmë veten, asnjëherë nuk duhet harruar, se dieta ditore duhet të përmbajë vlera ushqyese të shëndetshme”, kështu thotë Dhurata Halabaku, e cila është nutricioniste në “Shëndeti Club”: “Ushqimi në…

Si t’i anashkalojmë vonesat?

Vonesat janë gjithmonë të mërzitshme edhe kur bëhen nga personat tonë më të dashur. Secili nga ne përballet me të paktën një person brenda ditës, që nuk e respekton orarin e saktë, orarin e punës ose orarin e një takimi për drekë. Por, pse ndodhin këto vonesa dhe si të reagojmë nëse jemi persona të…

E mira qëndron në shumëllojshmëri

“Nuk është synimi ynë që të bëhemi si të tjerët, ne duhet të jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, të mësojmë të shohim njerëz të ndryshëm nga vetja jonë dhe t’i respektojmë të tjetër për atë që janë”, është ky një mendim për diversitetin nga poeti Herman Hesse. Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) synon…

Fillon “Java Evropiane e Mobilitetit”

Nën temën “Ec me ne!” edhe në Kosovë sot (16 shtator),  ka nisur “Java Evropiane e Mobilitetit”, e cila është iniciativë evropiane,  që inkurajon qytetet që të prezantojnë dhe të promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe t’i ftojnë njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve. Për këtë vit, Komisioni Evropian…

Në Kino “ARMATA” shfaqen filma francez për migrimin

Më 17, 18 dhe 19 shtator, Kino “ARMATA” do të shfaqë tre filma nga seria “Migration” që trajton temën e migrimit. Filmat e kësaj serie do të shfaqen në kuadër të bashkëpunimit të radhës të Kino “Armata” me Aleancën Franceze në Kosovë, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe “IF Cinema”. Sipas organizatorëve, filmat që do…

15 qershori – Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Të jetosh në një shoqëri me demokraci të konsoliduar, do të thotë të ushtrosh të drejtat tua themelore pa asnjë cënim të vetëm. Jorastësisht, sot po flasim për demokracinë, sepse 15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, e përcaktuar në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon programet për…

„AJO“ promovon albumin e saj të ri

Ky vikend që po vjen do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme kulturore. Nesër (14 shtator), Kino ARMATA dhe Komuna e Prishtinës  prezantojnë lansimin e EP-albumit “Besa” të muzikantes Vjollca Robelli, me emrin e saj të ri skenik  ‘AJO’. Këngëtarja Vjollca Robelli u transferua në Londër në 2004 për të studiuar vokalin, muzikën…

Rikthehet Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje

Superliga rikthehet sot (13 shtator) me dy ndeshje, të javës së katërt. Në Suharekë, “Ballkani” që nuk njeh humbjen pret “Trepçën ’89”, e cila poashtu nuk ka pësuar ende disfatë. Ky takim fillon në ora 16:00 dhe drejtohet nga gjyqtari Visar Kastrati. Tri orë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet dueli tjetër…