Me Programin “YES” drejt Amerikës

Organizuar nga “Yes Kosova”, sot (10 tetor), në ora  17:30, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, do të mbahet takimi informues për programin e shkëmbimit të të rinjve “Youth Exchange and Study “(YES). Siç mësuam nga organizatorët,  Programi “YES” u themelua dhe financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Programi u siguron nxënësve…

Ndahet çmimi i stories më të mirë për varfërinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Kosovës do të organizojnë edicionin e 14-të të çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 14 tetor, nga ora 15:00, ndërsa konkursi ka…

OAK zhvillon takim me sipërmarrësit

Oda e Afarizmit të Kosovës, e cila për mision ka promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit dhe nxitjen e  zhvillimit ekonomik në Kosovë, fton të gjithë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e aktivitetit të radhës, të organizuar nga OFK, i cili është duke u realizuar sot (10 tetor),në Librarinë “Altera”, në Prizren. Ky aktivitet…

Kosova zhvillon ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (10 tetor) do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër ekipit të Gjibraltarit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00. Rezultati i kësaj ndeshje do të vlejë për radhitjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s. Aktualisht, Kosova radhitet në pozitën 119-të në listën…

Shëndeti mendor çështje jetike për mirëqenien e njeriut

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale, duke ndikuar në atë se si ne mendojmë, ndiejmë dhe veprojmë. Kur flasim për shëndetin mendor flasim për 3 lloje të dimensioneve të shëndetit, që përfshijnë shëndetin fizik, dimensionin emocional që ka të bëjë me ndjenjat, përjetimet dhe ndjesitë si, frika, lumturia, dashuria dhe dimensioni kognitiv…

Bashkëbisedim për komunikimin mes etnive të ndryshme në Kosovë

Në kuadër të projektit “Pikëpamja”, Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” ka paralajmëruar se të premten (11 tetor), duke filluar nga ora 14:00 do të organizojë bashkëbisedim me udhëheqësin e Qendrës Rinore “Diakonie” në Mitrovicë, Miradin Bajrin. Menaxherja e Komunikimit në këtë Fondacion, Sihana Klisurica për Radio KFOR-in ka thënë se Bajri do të ndajë përvojën e tij, në…

Promovohet raporti “Abortet në Kosovë”

Dita Ndërkombëtare e fëmijës Vajzë nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis do të shënohet me promovimin e raportit “Abortet në Kosovë” dhe panel diskutimi me ekspertë/e panelistë/e në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual. Shpeshherë ndodh që në botë hapet tema rreth aborteve të nxitura, përderisa në Kosovë nuk trajtohet asnjëherë në diskursin…

Shënohet sot Dita Botërore e Postës

Ndër vite, shërbimet postare kanë qenë mënyra e vetme për të komunikuar përtej kufijve, pavarësisht nga largësia gjeografike mes dy vendeve. Edhe sot, shërbimet postare nuk njohin kufij, vetëm se për dallim nga e kaluara, kur janë dashur ditë e muaj të tërë për kryerjen e një shërbimi të tillë, në ditët e sotme porosia…