Piktori Visar Mulliqi vjen me ekspozitë personale

Këtë të martë të 19 shkurtit, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, do të hapet ekspozita me titull “Origjinaliteti”, e piktorit Visar Mulliqi. Kjo ekspozitë është kuruar nga studiuesi dhe kritiku i artit Shkëlzen Maliqi dhe menaxhohet nga koordinatorja e Galerisë së Ministrisë, Dhurata Ramosaj. Kuratori i kësaj ekspozite, vlerëson…

“EU Insta Challenge – Cila grua është modeli juaj?”

Dashamirët e aplikacioneve të preferuara për redaktimin dhe botimin e fotografive, Instagram, mund të jenë pjesë e një loje atraktive, të titulluar “EU Insta challenge” -Cila grua është modeli juaj?” organizuar nga Qendra Informative e BE-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë sfidë ka të drejt të marrë pjesë çdokush, e tëra…

14 shkurti merr karakter humanitar përmes shfaqjes teatrale “Copë Copë”

Qendra për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’, në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë”, në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një ditë e Valentinit për të gjithë”, organizon shfaqjen teatrale “Copë Copë”. Kjo shfaqje do të prezantohet, sonte (14.02.19) duke filluar nga ora 19:00, në Teatrin “Oda”…

Shfaqja ”Çanta e zbrazët”, vetëdijëson të rinjtë

Përderisa ka të rinj që u ndërpritet shkollimi i tyre për shkaqe të ndryshme, të rinjtë ferizajas, të mbështetur nga Organizata Joqeveritare INPO, kanë përgatitur një shfaqje enkas për moshatarët e tyre, e cila ka për qëllim të përcjellë mesazh ndërgjegjësues në shoqëri në parandalimin e braktisjes së shkollimit. Po ashtu përmes kësaj shfaqje, mendohet…

Përfundon me sukses “Prishtina Education Fair 2019″

Organizuar nga “Smart Center” në bashkëpunim me ”KEIN”, sot (12.02.19) në orën 14:00,  ka filluar panairi i edukimit  ”Prishtina  Education Fair 2019″. Sipas  organizatorëve të “Smart Center”, ky panair është një mundësi shumë e mirë për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve të fakulteteve të të gjitha niveleve. “Në këtë panair ishin të pranishëm…

“Filigrani përtej Artizanatit”, bënë bashk komunitetet në Prizren

“Filigrani përtej Artizanatit”, është projekti që ka bërë bashkë të gjitha komunitete e qytetit të Prizrenit dhe rajonit të tij, të cilët përmes artizanatit do të mbrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore jomateriale të Kosovës. Është OJQ-ja ‘EC Ma Ndryshe’, që ka nisur me fazën e dytë të zbatimit të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes…

Trajnim dhe edukim special me ekspert nga Zvicra

Qendra për edukim special dhe rehabilitim, më 9 dhe 10 shkurt, do të mbaj raundin e dytë të trajnimit me ekspert nga Zvicra. Në këtë trajnim do të ligjërojnë përfaqësues të ‘Foundations for Learning’, Paula de Leon Diaz dhe ekspertja e edukimit special, Mimoza Dema. Të drejtë aplikimi kanë personat (studentë dhe profesionistë), që i…

Mbahet ‘Panairi i Edukimit’ në Prishtinë

Smart Center në bashkëpunim me ”KEIN”, organizojnë panairin e edukimit ”Prishtina  Education Fair 2019″, në të cilin do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i univeristeve të njohura nga Evropa. Ky panair u jep mundësi nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të fakulteteve të të gjitha niveleve, që të takohen dhe të marrin…