Ciceroni kulturor

Gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, vendi ynë do të jetë mikpritëse e shumë ngjarjeve kulturore, ku Radio KFOR ju sjellë disa prej tyre: – Në qytetin e Mitrovicës, ditën e shtunë (30 shtator 2023) do të organizohet “Coffee Festival 2023”. Në edicionin e saj të dytë, festivali i kafesë do të jetë njëditor, ku…

Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i vijnë me fushatën “T’gjithë n’përfshirje”

Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i kanë lansuar fushatën e radhës, e cila synon ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe është titulluar “T’gjithë n’përfshirje”. Kjo fushatë, që do të zgjatë për 22 muaj, si qëllim ka të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara…

Sot kremtojmë diversitetin gjuhësor të Evropës

26 shtatori, është caktuar të jetë data në të cilën promovojmë  diversitetin gjuhësor të Evropës, kontinent ky i pasur kulturor. “Dita Evropiane e Gjuhëve” vë theksin në rëndësinë e të folurit dhe të ruajtjes së gjuhëve të ndryshme, që fliten në mbarë Evropën e që është streha e një shumëllojshmërie të mahnitshme gjuhësh, prej gjuhëve…

Numër i lartë i tiketave të shqiptuara në trafik, nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po vazhdon të ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Policia do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara dhe apelojnë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë ngasjes së veturave. Më poshtë gjeni tabelën me statistikat e aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara…

Sot vlerësohet puna e farmacistëve!

Sot, më 25 shtator, në të gjithë globin shënohet ‘Dita Botërore e Farmacistëve’. Kjo ditë shënohet për të nderuar dhe vlerësuar punën e jashtëzakonshme të mbi katër milion farmacistëve, të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve. Profesioni i farmacistit është i shumë i rëndësishëm, sidomos në këto kohë. Ata janë përgjegjës për të siguruar që…

Lumenjtë, thesar i çmuar i planetit tonë

Duke parë nevojën e madhe të ndërgjegjësimit për kujdesin më të mirë të burimeve tona ujore, në vitin 2005, Kombet e Bashkuara vendosën që në të dielën e katërt të muajit shtator, të shënojnë “Ditën Botërore të Lumenjve”. Kjo është një ngjarje e përvitshme që i dedikohet eksplorimit, kujdesit dhe ndërgjegjësimit të rëndësisë së lumenjve…

Të rejat javore në teknologji…

Përmbledhjen e të rejave nga fusha e teknologjisë, këtë javë e fillojmë me implantet e trurit tek njerëzit Neuralink, që pritet të nisë testet e para. Miliarderi amerikan Elon Musk, ka filluar të rekrutojë njerëz për provën e parë për të nisur vendosjen e çipave në trurin e njeriut. Sipas kompanisë, qëllimi i këtij eksperimenti…

Rëndësia e gjuhës së shenjave

Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, në mbarë botën rreth 72 milionë njerëz i përkasin këtij komuniteti, ndërsa 80 për qind e tyre jetojnë në vendet e zhvilluara. Kolektivisht, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave. Data e sotme, 23 shtator, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, si një mundësi…