Fillon sezoni i ngrohtë, apelohet për kujdes nga rriqrat

Ethet hemorragjike, që shkaktohen si pasojë e pickimit të rriqrave, me fillimin e ngritjes së temperaturave, nga muaji prill deri në muajin shtator, prekin edhe disa komuna në Kosovë. Malisheva mbetet një nga komunat me rastet më të larta të pickimit të rriqrave. Rreth kësaj teme, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me drejtorin e drejtorisë…

Qendra e Gjuhëve të Huaja e Fakultetit Filologjik pranoi donacione të rëndësishme nga KFOR-i

Pjesëtarët e CIMIC-ut (Ekipi Ushtarak dhe Civil) i KFOR-it, i dhuruan dje (14.04.22), pajisje të ndryshme, përfshirë laptopë, kompjuterë, printer, tabela inteligjente dhe pajisje të tjera teknologjike, Qendrës së Gjuhëve të Fakultetit Filologjik, në Universitetin e Prishtinës. Me këtë rast, z. Jarmo Holopainen nga zyra e CIMIC-ut, foli për rëndësinë e ofrimit të ndihmave, qendrave…

Nis në Radio KFOR muaji i fushatës së teknologjisë

Pas kampanjës së suksesshme të Radio KFOR-it ‘Bashkëpunimi medial’, mediumi ynë vazhdon me realizimin e kampanjës tjetër, që këtë muaj i dedikohet në tërësi teknologjisë. Të ftuarit e parë të kësaj fushate, ishin z. Shpend Lila nga kompania ‘Innovation Centre Kosovo’, e cila ka si qëllim të zhvilloj një kulturë të inovacionit edhe në Kosovë…

Të gjithë fëmijët i kanë të drejtat e barabarta

Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë, religjionit, origjinës, prejardhjes, pasurisë apo pa-aftësisë, të gjithë fëmijët e botës duhet t’i  gëzojnë  të drejtat e tyre. Por, realiteti na tregon të kundërtën, meqenëse në shumë vende të botës, e posaçërisht tek ne, jemi dëshmitarë të fëmijëve të shumtë që rriten nëpër rrugë. Pikërisht sot (12 prill) shënohet ‘Dita Ndërkombëtare…

ILIRA, përmes Radio KFOR-it inkurajon të gjitha gratë që të ndjekin ëndrrat e tyre

“Është e vështirë të ketë ndonjë këngëtare në Zvicër e më të suksesshme në botë, sesa Ilira Gashi”, “Pas Tina Turner-it, Ilira është këngëtarja më e njohur në Spotify”, “Kënga ‘Fading’, e këngëtares ILIRA grumbullon 50 milionë klikime vetëm në Youtube”, këta ishin vetëm disa nga titujt e mediave prestigjioze botërore, kushtuar yllit të pop-it…

Deri më sot në Kosovë janë dhënë mbi 100.000 doza përforcuese të vaksinës kundër CoViD-19

Pas shtrirjes globale të vaksinave kundër CoViD-19, lindi nevoja që organizmi ynë të ketë imunizim më të gjatë ndaj virusit. Prandaj, institucionet shëndetësore gjithandej botës inkurajuan qytetarët që të vaksinoheshin me dozën e tretë ose dozën përforcuese, në mënyrë që imuniteti i organizmit të rritet dhe kështu të evitohen rastet klinike të infektimeve me CoViD-19…

Trend veshjet pranverë/verë 2022

Dizajnerët më të njohur botërorë kanë prezantuar koleksionin pranverë/verë 2022 apo trendet e veshjeve, në të cilat janë paraqitur ngjyra të ndezura e të guximshme, tekstura dhe materiale të ndryshme. Rreth trend veshjeve për sezonin pranverë/verë, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me kreatoren e modës, Nita Bllacaku: “Edhe këtë pranverë / verë do të dominojnë…