Asya Gashi e njohur si Lady Gaga në Turqi, filloi karrierën e saj si aktore në Prishtinë pasi përfundoi ‘Akademinë e Arteve’, duke depërtuar kështu në skenën muzikore në Turqi.
Asya publikoi këngën e saj të parë ‘Riya’, në gjuhën turke që u mirëprit nga publiku turk, duke u bërë një nga 20 këngët më të dëgjuara në Turqi, në top listën ‘Kral Pop’.
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Serdar Ortaç, punoi këngën e saj të dytë që u diskutua dhe u pëlqye në vazhdimësi nga mediat turke.
Më pas, Asya vazhdoi karrierën duke publikuar këngën e saj të tretë, në gjuhën shqipe që po ashtu u duartrokit nga publiku duke marrë klikime të shumta.
Asya pas këngës së saj të fundit ‘Babe Babe’, mori një vëmendje shumë të madhe mediatike pas koncertit për ‘UEFA SUPER CUP’.
Në një intervistë ekskluzive për Radio KFOR-in, ajo u shpreh entuziaste me mbështetjen dhe dashurinë e publikut, duke treguar për planet e afërta:
“Jam shumë e lumtur me përkrahjen dhe dashurinë që po marr dhe inspirimin në muzikë. Sa i përket planeve, kam menduar të bëj një duet, por njëherë projekti i radhës është ‘Hare Krishna’, mantra që u këndua nga Gorege Harrison, rock këngëtari Ergin Koray, e shumë artistë ndërkombëtar. Prandaj, kësaj radhe më është besuar mua interpretimi dhe jam shumë e lumtur dhe me padurim pres ta lansoj. Pas kësaj do jetë një këngë në gjuhën turke, ku klipin pretendoj ta bëj në Kosovën time të bukur”.
Asya aspiron të mos ndalet me muzikë, duke sjellur hite të reja edhe për publikun kosovar.