Sot (12 shtator), me fillim nga ora 19:00 në ambientin e ‘Fondacionit Shtatëmbëdhjetë’ do të hapet ekspozita e artistes Nurhan Qehaja.
Në kuadër të programit ‘Digital Exhibition & Talk’, artistja Qehaja do të shpalos përmes videos e fotografisë një përmbledhje të punëve artistike të saja, të punuara që nga viti 2004 e deri më sot.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin ndër të tjera edhe një ditarë të mbushur me shkrime e vizatime, që marrin forma të ndryshme prej lojës, me vijat e ngjyrën. Nurhan Qehaja gjithashtu do të ndajë me të pranishmit konceptet prapa punëve të saj si dhe procesin e krijimit të tyre.
Nurhan Qehaja, është artiste e cila përfundoi studimet për Artet vizuale, në Auckland, në Zelandë të Re dhe aktualisht jeton e punon në Prishtinë.